Raportohet për probleme në votimin me asistencë në Ferizaj (VIDEO)

Aolta Bajrami monitoruese nga shoqëria civile “Avonet”, ka folur rreth telasheve që votuesit në Ferizaj po përballen në zgjedhjet e jashtëzakonshme të 28 dhjetorit.

Për gazetaren Gremisa Latifi, Bajrami tha se qendrat e votimit në Ferizaj, siç thotë ajo, kanë pasur problem të theksuar në votimin me asistencë, transmeton Klankosova.tv.

“Akoma është një sfidë e votueseve votimi me asistencë, për shkak se nuk kanë arritur me e kuptu faktin se pa prezantimin e dokumentit mjekësor nuk do të lejohet votimi me asistencë siç është bërë më herët”, tha ajo.