Rreth 40 suharekasë votojnë me kusht në qendrën e votimit në “Destan Bajraktari” (VIDEO)

Rreth 40 persona kanë shfrytëzuar të drejtën e votës në qendrën e votimit me kusht në komunën e Suharekës.

Votimi po zhvillohet në objektin e Shkollës së mesme të ulët “Destan Bajraktari”, ku menaxherja e kësaj qendre të votimit me kusht, Merita Bajraktari, ka bërë të ditur se procesi ka vijuar pa probleme që nga hapja e vendvotimit.

“Qendra është hapur në orën 07:00 dhe deri në këto momente kanë votuar rreth 40 qytetarë, ndërsa pjesa më e madhe e tyre kanë qenë votues nga diaspora”, tha ajo.