Kryetari i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ) Kreshnik Radoniqi, ka thënë se kanë pranuar ankesa për probleme më energjinë elektrike në 6 qendra të votimit.
“Sipas raportit të orës 11 në dhomën operative të KQZ-së janë raportuar probleme me mungesë të energjisë elektrike në 6 qendra të votimit, në 6 komuna, Istog, Ferizaj, Viti, Rahovec, Graçanicë dhe Gjilan”, ka thënë Radoniqi në konferencën për media.
Ai ka thënë se komisionet komunale të zgjedhjeve kanë njoftuar KEDS-in për këtë.










