Dalja deri në orën 11:00, ky është dallimi me zgjedhjet e mbajtura në shkurt të këtij viti

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka bërë të ditur se deri në orën 11:00 për zgjedhjet e 28 dhjetorit kanë votuar 165 mijë e 404 votues, apo 8.27 %.

Derisa në të njëjtën kohë në zgjedhjet parlamentare të mbajtura në shkurt të vitit 2025 deri në të njëjtën orë kishin votuar 169 mijë e 650 votues apo 8.58 %.

Për zgjedhjet e 28 dhjetorit janë regjistruar 1 milion e 999 mijë e 204 votues, derisa për zgjedhjet e shkurtit kanë qenë të regjistruar 1 milion e 970 mijë e 944 votues.