Disa qytetarëve po iu pamundësohet që të votojnë në zgjedhjet e jashtëzakonshme që po mbahen sot në Kosovë.
Kjo për shkak se nuk ka ndonjë verifikim apo dokument që ata nuk dinë shkrim e lexim.
E për këtë problem, që ka prekur sidomos komunitetet joshumicë ka folur kryetari i Partisë Liberale Egjiptiane, Veton Berisha.
Berisha për Klan Kosovën tha se se 30% e moshës mbi 55 vjeç nuk dinë shkrim dhe lexim.
“Këta janë kategori kushtetuese. Në momentin që janë shtetas të Kosovës, Kushtetuta ua garanton të drejtën e votës. Nuk kemi hasur në mirëkuptim, jemi refuzuar dhe kanë thënë që secili duhet të votojë vet. Në rregull është, por si do t’ja bëjmë me këtë kategori derisa kategorive të tjera iu ka bërë zgjidhja”, deklaroi ai për Klan Kosova.
Ai deklaroi se këtë shqetësim ia kishte përcjellur edhe kryetarit të KQZ-së Kreshnik Radoniqi.










