Përveç fshatit Dragobil, edhe fshati Astrazup në komunën e Malishevës po përballet me mungesë të energjisë elektrike në ditën e zgjedhjeve.
Gazetarja e Klan Kosovës, Sala Gashi, po raporton drejtpërdrejt nga këto vendbanime.
Në fshatin Dragobil, në Qendrën e Votimit në shkollën “Emin Duraku”, menaxheri i qendrës, Arianit Paçari, ka bërë të ditur se që nga mëngjesi nuk ka furnizim me energji elektrike, çka ka shkaktuar vështirësi në funksionimin e qendrës së votimit.










