Bedri Hamza fton qytetarët të votojnë sipas bindjeve të tyre

Kandidati për kryeministër nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza, hodhi sot votën e tij për zgjedhjet e Kuvendit të Kosovës në Shkollën “Anton Zako Çajupi” në Mitrovicë.

Pas votimit, Hamza u bëri thirrje qytetarëve që të votojnë sipas bindjeve, duke shtuar se do të bëj gjithçka që të ketë formim të institucioneve.

“I ftoj të gjithë qytetarët e Kosovës të votojnë sipas bindjeve, sipas vullnetit të tyre. Jam i bindur që sot do të jetë ditë e mbarë, dhe pres që gjithçka të shkojë mbarë. Deri tash nuk ka informacion  se ka ndonjë problem dhe uroj që të mos ketë. Nuk është mirë me ndodh mungesa e energjisë elektrike. Dua të jem pozitiv dhe pres që gjithçka të shkojë mirë. Do ta bëj maksimumin që Kosova të ketë sa më shpejt institucione”, tha Hamza, transmeton Klankosova.tv