Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka votuar.
Ai ka ftuar qytetarët të dalin e të votojnë.
“Sapo votova për legjislaturën e 10. Sot është edhe ditë e bukur edhe e rëndësishme. I ftoj qytetarët ta shfrytëzojnë të drejtën për t’u përcaktuar për legjislaturën e 10, uroj e besoj që legjislatura e 10 të konstituohet sa më shpejt, e ta formojë qeverinë e re. Uroj qytetarët për pjesëmarrjen në fushata, durimin e angazhimin që kanë treguar, shpresoj që pjesëmarrja të jetë masive, sepse pjesëmarrja masive dëshmohet me legjitimitetin e institucioneve”, tha Kurti.
Ai tentoi të shfajësohet, duke thënë se shansa për koalicion iku pa fajin e VV-së.
“Unë kam ofruar koalicion në prillin dhe majin e këtij viti, dhe jemi sot në zgjedhje, pse u refuzua koalicioni. Do të duhej që të kemi rezultat të qartë kësja radhe, meqënëse shansa për koalicion iku pa fajin tonë”, tha Kurti.










