70 votues nga Zvicra monitorojnë procesin e votimit (VIDEO)

Tahir Shabani nga Instituti për Bashkim dhe Zhvillim me seli në Francë tha për Klan Kosova se për zgjedhjet e sotme janë akredituar 70 vëzhgues në të gjithë Kosovën nga Instituti për Bashkëpunim dhe Zhvillim në seli të Francës.

Ai theksoi se pjesëmarrja e vëzhguesve ndërkombëtarë dhe monitorimi i procesit është pjesë e përpjekjeve për të siguruar një proces zgjedhor të qetë, transparent dhe të drejtë.

“Ne kemi të akredituar 70 vëzhgues në të gjithë Kosovën nga Instituti për Bashkëpunim dhe Zhvillim në seli në Francë. Ishim në mëngjes edhe nga Ferizaji, ishte qetë. Vetëm e kam nje mesazh npër qytetarët e Kosovës, uroj  të kenë durimin, pavarësisht situatës që të votojnë 4 herë brenda vitit, dhe që në të ardhmen kalendari zgjedhor të respektohet”, tha Tahir Shabani për Klan Kosova

Ndiqeni videon për më shumë detaje: