Historia e krisjes së raporteve me Amerikën gjatë Qeverisë Kurti 2

Pasditen e së premtes së 12 shtatorit, Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Prishtinë, nxorri një njoftim që dridhi Kosovën.

Në të u tha se Amerika pezullon për një kohë të pacaktuar Dailogun e Planifikuar Stategjik me Kosovën, duke thënë se  se veprimet e Qeverisë së udhëhequr nga kryeministri në detyrë, Albin Kurti, kanë “rritur tensionet dhe paqëndrueshmërinë, duke kufizuar aftësinë e SHBA-së, për të punuar në mënyrë produktive me Kosovën mbi prioritetet e përbashkëta.

Ky vendim ishte  maja e përkeqësimit të raporteve mes shtetit më të fuqishëm në botë, dhe qeverisë kosovare, që u udhëhoq nga VV, nga marsi I 2021-ës. Ekzekutivi Kurti 2 gati asnjëherë nuk dëgjoi këshillat dhe thirrjet për koordinim që vinin nga Uashingtoni.

Situata e krijuar sidomos në veri të Republikës, siç ishte ajo e dërgimit të kryetarëve shqiptar në katër komuna pas zgjedhjeve , që u bojkttuan nga serbët pranverën e 2023-ës, ku Kurti se dëgjoi asnjë këshillë që vinte nga aleatja më e madhe e Kosovës, bënë që në maj të atij viti, të anulohet Stërvitja ndërkomëbtare “Defender Europe” por edhe sanskionimi me efekt të rreptë të lobimit të Amerikës për njohje e pranim ndërkombëtar të republikës kosovare.

Në gusht 2024 përkeqësimi i raporteve mes qeverive të dy vendeve mori dimension tjetër.

Qeveria Kurti, bënte plane për hapjen e urës kryesore mbi Lumin Ibër në Mitrovicë, përderisa, SHBA-ja bashkë me aleatët tjerë thoshte se nuk është koha për një gjë të tillë.

Madje ambasadori Jeffrey Hovenier, thoshte se hapja e Urës, në atë kohë rrezikonte rritjen e tensioneve dhe rrezikimin e ushtarëve amerikanë në kuadër të KFOR-it.

Pos me qasjen e qeverisë Kurti 2 ndaj kërkesave e këshillave amerikane, SHBA-të, këshillonin mu këtë qeveri që të ketë kujdes e të ruaj, raportete edhe me BE, ku synon të anëtarësohet.

Qysh mëngjesin e së premtes e ngarkuara amerikane me punë Pratipati, tha në një deklaratë për media se “SHBA-ja është e zhgënjyer nga veprimet dhe deklaratat e fundit të kryeministrit në detyrë, Kurti, të cilat siç tha ajo kanë rritur paqëndrueshmërinë dhe pasigurinë në Kosovë. Këto veprime minojnë procesin politik, dobësojnë institucionet e Kosovës dhe përkeqësojnë tensionet ndëretnike.

Diplomatja, kishte treguar qëndrim të qartë amerikan edhe për synimet që sipas saj, I ka Kurti dhe partia e tij që po shqyrtojnë përjashtimin e disa partive politike nga komunitetit serb, për pjesmarrje në zgjedhjet lokale të 12 tetorit.

Raportet e Kurtit me Amerikën nuk kanë qenë për t’u lëvduar as kur ky ishte në opozitë. Në një seancë kuvendi, ish ambasadorja Tracey Ann Jackobson ishte penguar të hyjë në parlament, nga aktivistë të Lëvizjes Vetëvendosje.