Ish-krerët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, të cilët po mbahen në Qendrën e Paraburgimit në Hagë, kanë ushtruar tashmë të drejtën e tyre qytetare për të votuar në zgjedhjet e ardhshme parlamentare të 28 dhjetorit.
Lajmin e ka konfirmuar për gazetën Nacionale zëdhënësi i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Valmir Elezi.
Sipas Elezit, procesi i votimit për shtetasit e Kosovës që ndodhen në Dhomat e Specializuara është përmbyllur gjatë kësaj jave.
“Mund t’iu konfirmoj se gjatë javës, shtetasit e Kosovës që ndodhen në Dhomat e Specializuara, në Hagë, kanë realizuar të drejtën kushtetuese dhe kanë votuar në zgjedhjet e parakohshme për Kuvendin e Kosovës.” – ka bërë të ditur Elezi.













