Besnik Tahiri nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës duke folur për qeverisjen e deritanishme ka deklaruar se Kosova është kthyer mbrapa.
Ai në Maratonën Zgjedhore të Klan Kosovës, theksoi se e sheh formimin e një qeverie të re pa Lëvizjen Vetëvendosje.
“Unë e shoh potencialisht një qeveri të re që do të jetë pa VV-në. Nuk e di performancën e këtyre partive, nesër do ta shohim”, deklaroi Tahiri.
“Nëse e pyet cili ka qenë synimi strategjik i kësaj qeverie: a ka qenë Banka Zhvillimore – nuk ka ndodhur; a kanë qenë banesat për çiftet e reja – nuk kanë ndodhur; a kanë qenë 170 çerdhe të reja – nuk kanë ndodhur; a ka qenë Ligji për Sigurime Shëndetësore – nuk ka ndodhur”, u shpreh ai.
Mes tjerash, Tahiri tha se pagat janë rritur vetëm për 49 euro.













