45′ e para: Odegaard rikthehet ai i vjetri me gol magjik, Florian Wirtz e bën “sefte” më në fund

Kanë përfunduar 45 minutat e para në takimet e javës së 18-të në Premier League. Në “Emirates”, Arsenal po udhëheq 1-0 ndaj Brighton, falë golit të bukur të Martin Odegaard në minutën e 14-të. Norvegjezi shënoi me një goditje të bukur me të majtën në kufijtë e zonës së rreptësisë, pas asistit të Bukayo Saka.

Liverpool është duke fituar 2-0 në “Anfield” ndaj Wolves, vendi i fundit në Premier League. Kampioni në fuqi i Premier League shënoi dy gola në dy minuta. Fillimisht Rayan Gravenberch zhbllokoi shifrat pas asistit fantastik të Jeremy Frimpong. Një minutë më pas, Florian Wirtz shënon golin e parë me fanellën e Liverpool-it. Gjermani gjeti rrjetën pas një asistit të mrekullueshëm të Hugo Ekitike.

Në ndeshjet e tjera, Burnelu po barazon pa gola në shtëpi ndaj Everton, Broja titullar. I njëjti rezultat edhe në derbin e vogël londinez, West Ham-Fulham. Brentford po fiton 2-0 ndaj Bournemouth.

SHIKOGOLAT

The post 45′ e para: Odegaard rikthehet ai i vjetri me gol magjik, Florian Wirtz e bën “sefte” më në fund appeared first on Telesport.