E kërkon klubi komshi me Barcelonën, Ter Stegen iu kthen përgjigjen që nuk e prisnin

Marc-Andre ter Stegen do të largohet nga Barcelona gjatë merkatos së janarit, vetëm nëse vjen një ofertë nga një klub elitar, që i përshtatet profilit të tij. “SPORT” zbulon se portieri gjerman ka refuzuar ditët e fundit ofertën e Girona, klub i La Ligës, që është vetëm një orë larg Barcelonës.

Arsyeja e refuzimit të ofertës së Gironës, ka ardhur për faktin që Ter Stegen e konsideron si një ekip që nuk i ëprshtat ambicieve të tij. Për portierin gjerman, ëpr të cilin nuk ka më vend te Barcelona dhe tashmë është zgjedhje e tretë, është përfolur për një interesim nga disa klube të mëdha, por oferta konkrete që ka ardhur deri tani ka qenë ajo e Girona.

Mesa duket, Ter Stegen është i vendosur të qëndrojë te Barcelona dhe të mos largohet në rast se nuk ka oferta nga klubet “big”.

The post E kërkon klubi komshi me Barcelonën, Ter Stegen iu kthen përgjigjen që nuk e prisnin appeared first on Telesport.