Capello paralajmëron Milanin: Kujdes, vendi i katërt nuk është i sigurt

Në prag të sfidës Milan–Hellas Verona, Fabio Capello ka folur për “Gazzetta dello Sport”. Ai u ndal te momenti i kuqezinjve dhe vështirësitë ndaj ekipeve më të vogla: “Janë gjëra që nuk stërviten. Duhet të gjesh një lider që ta motivojë skuadrën dhe të nxjerrë maksimumin nga shokët”.

Për renditjen e ngushtë, që nga njëra anë lejon ëndrrën e titullit, por nga ana tjetër rrezikon zonën Champions, shtoi: “Po, tani Milani duhet të ketë kujdes për vendin në Champions. Do të jetë një garë e bukur. Juventusi i ndeshjeve të fundit është i shpejtë dhe agresiv, me lojë vertikale dhe fantazistë që bëjnë diferencën. Romës i mungon qendërsulmuesi, por me Zirkzee do të zgjidhte shumë; ka bindje dhe forcë. Gasperini po e stimulon ekipin dhe lojtarët po përgjigjen”.

Për Füllkrug: “Të shohim si do të shprehet. Është me eksperiencë, por duhet kujdes. ‘San Siro’ është i vështirë edhe për ata që kanë shënuar shumë. Në sulm ka munguar shpejtësia e qarkullimit; Milani është kthyer pak i ngadaltë. Do t’i duhej edhe një mbrojtës; deri tani e ka ndihmuar Maignan”.

The post Capello paralajmëron Milanin: Kujdes, vendi i katërt nuk është i sigurt appeared first on Telesport.