Policia e Kosovës ka njoftuar se në Qendrën për Strehim, Mbrojtje dhe Rehabilitimin e Viktimave, janë përleshur fizikisht dy gra.
Rasti ka ndodhur të premten, në ora 20:47.
“Lipjan 26.12.2025-20:47. Raportohet se në Qendrën për Strehim, Mbrojtje dhe Rehabilitimin e Viktimave, janë përleshur fizikisht dy të dyshuara femra kosovare”, thuhet në raport.
Të dyshuarat kanë pranuar tretman mjekësor, ndërsa pas intervistimit me vendim të prokurorit rasti shkon në procedurë të rregullt.













