Një gol i Patrick Dorgu në mesin e pjesës së parë i dha fitoren ekipit të Manchester United, që mundi 1-0 Neëcastle dhe u ngjit në vendin e pestë në renditjen e Premier League. Trajneri i “djajve të kuq“ Ruben Amorim pranoi vështirësitë e të tijve në këtë sfidë.
“Na u desh të vuanim të gjithëve në stadium. Ishte shumë e vështirë për ne. Patëm një pjesë të parë të mirë dhe pastaj në pjesën e dytë thjesht u mbrojtëm dhe u përpoqëm të bënim diçka me Cunha në sulm. Patëm mundësitë tona në tranzicione“, tha Amorim.
“Ishte një fitore e mirë, por kemi patur kaq shumë ndeshje këtu në “Old Trafford“ kur luajtëm mirë dhe nuk i morëm dot tre pikët. Dje ishte e kundërta. Ky është futbolli“, pranoi trajneri portugez i Manchester United.
“Mendoj se është diçka që duhet ta ndiejmë, që ndonjëherë mund të fitojmë pa luajtur aq mirë, që mund të fitojmë ndeshje me shpirtin dhe me bashkimin në ekip. Ky është një ekip që gradualisht po adaptohet me atë që unë kërkoj dhe mund t’ia dalim mbanë“, tha Amorim.
The post Amorim: Na u desh të vuanim dhe fituam pa luajtur shumë mirë, por ky është futbolli appeared first on Telesport.













