Skenderaji ndalon përdorimin e mjeteve piroteknike gjatë festave të fundvitit, lejohen vetëm një orë në natën e Vitit të Ri

Kryetari i Komunës së Skenderajt, Sami Lushtaku, ka nxjerrë sot një urdhëresë për ndalimin e përdorimit të mjeteve piroteknike gjatë festave të fundvitit, me qëllim të ruajtjes së sigurisë, rendit dhe qetësisë publike, si dhe mbrojtjes së shëndetit, jetës, pronës dhe mjedisit.

Sipas kësaj urdhërese, përdorimi i mjeteve piroteknike lejohet vetëm për një orë gjatë ndërrimit të vitit, ndërsa në periudhat e tjera ndalohet plotësisht.

Urdhëresa do të zbatohet nga institucionet përkatëse, ndërsa shkeljet do të ndëshkohen në përputhje me ligjin.