Fundjava e fundit për vitin 2025 do të mbizotërojë me mot të ftohtë e temperatura në minus.
Bazuar në të dhënat e Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, të shtunën parashihet mot i vranët, me temperatura nga -3 deri në 4 gradë Celsius, transmeton Klankosova.tv.
Ndërkohë të dielën, më 28 dhjetor, temperaturat do të luhaten nga -6 deri në 3 gradë Celsius.
“E shtune – Do të mbajë mot i vranët dhe me intervale me diell. Vranësirat në viset e larta malore parashihen të sjellin riga dhe fjolla të dobëta bore. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet -3 deri -1 grade Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 2 -4 gradë Celsius. Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga drejtimi i veriperëndimit”.
“Të dielën parashihet të mbajë mot kryesisht i ngjashëm por me temperatura më të ulëta, kryesisht ato minimalet. Temperaturat minimale parashihen të lëvizin ndërmjet -2 deri -6 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 0-3 gradë Celsius. Do të fryjë erë kryesisht nga veriperëndimi e lehtë deri mesatare”, thuhet në njoftimin e IHMK-së.













