Federico Chiesa është pranë rikthimit sensacional në Serie A. Për italianin ka interes konkret nga Inter, klubi zikaltër po provon për të risjellë në Itali anësorin italian.
Chiesa nuk po arrin dot të jetë titullar te Liverpool dhe të fitojë besimin e Arne Slot. Pavarësisht mungesave që ka pasur në sulm për shkak dëmtimesh, sërish Slot nuk e ka aktivizuar Chiesa-n.
Në këtë situatë, 28-vjeçari mund të kërkojë të ndryshojë ambient gjatë merkatos dimërore. Interesi i Interit është konkret, por zikaltrit duhet të gjejnë gjuhën e përbashkët me Liverpool. Inter interesohet për huazimin me të drejtë blerjeje, ndërsa deri tani ende nuk ka ndonjë reagim nga Liverpool.
The post Inter tenton surprizën e madhe të janarit, nis “sulmi” për transferimin e yllit të Liverpool appeared first on Telesport.













