“Fichajes” ka zbuluar pesë transferimet më të mira të vitit 2025. Në vend të pestë është zgjedhur Luis Diaz, i cili u transferua nga Liverpool te Bayern për 75 milionë euro. Në 22 ndeshje deri tani, kolumbiani ka shënuar 13 gola dhe ka dhënë 7 asiste.
Në vend të katërt është zgjedhur Gigio Donnarumma, i transferua në ditën e fundit të afatit kalimtar të merkatos verore, nga PSG te Man. City për 30 milionë euro. Italiani ka fituar zemrat e të gjithëve te “Qytetarët” duke ofruar siguri në portë.
Në vend të tretë është zgjedhur një tjetër lojtar i Man. City, Rayan Cherki i transferua nga Lyon për 40 milionë euro. Francezi jo vetëm që është titullar i rregullt, por në disa ndeshje ka qenë shumë vendimtar për “Qytetarët”.5 gola dhe 8 asiste deri tani.
Në vend të dytë është zgjedhur Joan Garcia, portieri spanjoll që la Espanyol dhe u transferua te rivali betuar te Barcelona për 25 milionë euro. Garcia fitoi shpejt vendin e titullarit, duke lënë në stol dy emra të njohur si Ter Stegen dhe Szczesny.
Në vend të parë është zgjedhur Kvicha Kvaratskhelia, gjeorgjiani la Napolin për PSG-në për 70 milionë euro. Vendimtar në sukseset e arritura nga francezët në sezonin e fundit. 14 gola dhe 13 asiste në të gjitha kompeticionet me PSG-në deri tani dhe një nga shtyllat kryesore në ekipin e drejtuar nga Luis Enrique.
The post 5 transferimet më të mira të vitit 2025 appeared first on Telesport.













