Izraeli bëhet vendi i parë që njeh Somalilandin

Izraeli është bërë vendi i parë në botë që e njeh zyrtarisht Somalilandin, duke i dhënë fund përpjekjes tredekadëshe të këtij rajoni të shkëputur për legjitimitet ndërkombëtar, shkruan Al Jazeera.

Ministri i Jashtëm izraelit Gideon Saar njoftoi të premten se Izraeli dhe Republika e Somalilandit kanë nënshkruar një marrëveshje për vendosjen e marrëdhënieve të plota diplomatike, përfshirë emërimin e ambasadorëve dhe hapjen e ambasadave në të dy vendet.

Saar tha se marrëveshja erdhi pas një viti dialogu të gjerë mes dy qeverive dhe u bazua në një vendim të përbashkët të Netanyahut dhe Abdullahi-t.

Marrëveshja historike shënon një hap të madh për Somalilandin, që shpalli pavarësinë nga Somalia në vitin 1991, por deri më tani nuk ka arritur të njihet nga asnjë shtet anëtar i Kombeve të Bashkuara.

Somalilandi kontrollon pjesën veriperëndimore të ish-Protektoratit Britanik, në atë që sot është Somalia veriore.