Al-Ittihad pritet të jetë shumë aktiv gjatë merkatos së janarit, ku pritet të bëjë disa përforcime, duke parë formën e mirë që ka treguar këtë sezon deri tani. Mediet arabe bëjnë me dije se kampioni në fuqi është vënë pas mbrojtësit të Lazios, portugezit Nuno Tavares.
25-vjeçari ka kontratë me Lazio-n deri në vitin 2029, por ai mund të largohet në merkaton dimërore për një shifër 15-20 milionë euro, mëse e kënaqshme për klubin bardhekaltër.
Duke qenë se bisedimet mes palëve janë shumë pranë finalizimit, ardhja e Tavares bën që Mario Mitaj të dalë në merkato. Mbrojtësi kuqezi ka kontratë edhe për 1.5 vite të tjera me klubin saudit, por në këtë situatë ai pritet të largohet brenda afatit të merkatos së janarit.
Me shumë mundësi pritet një rikthim i tij në Europë, por deri tani nuk ka oferta konkrete, por mesa duket aventura e Mitaj në Arabinë Saudite është drejt fundit.
The post Al-Ittihad kërkon mbrojtësin e majtë të Lazios, mario Mitaj përfundon në merkato appeared first on Telesport.













