Albin Kurti po e dëshmon qartë se është kundër Albin Kurtit të dikurshëm.
Qëndrimet e kryetarit të Lëvizjes Vetëvendosjes, dikur të zëshme nga pozita e opozitarit, janë zhbërë një e nga një pasi u ul në karrigen e pushtetit.
Sistemin e drejtësisë që sot e sfidon dhe e shpërfill, dikur e shihte si mekanizëm frike për pushtetin.
“Jemi të interesuar që kryeministri i Republikës së Kosovës të ketë frikën e kryeprokurorit”, deklaronte Kurti në vitin 2014, ashtu siç kërkonte që pushteti të frikësohej edhe nga RTK-ja, e jo e kundërta, transmeton Klankosova.tv
Nga minuta 26:50, mund ta dëgjoni deklaratën e tij.
Por pushteti ia përpiu fjalët.
Në pozitën e shefit të qeverisë, i ndërroi krejt fjalët.
Kjo u dëshmua me refuzimet e njëpasnjëshme për t’u paraqitur në Prokurorinë Speciale si dëshmitar për skandalin e rezervave shtetërore, ku e akuzuar ishte vartësja e tij, ministrja Rozeta Hajdari, raporton Klankosova.tv
Në fillim të këtij viti, ai i sfidoi hapur prokurorët specialë, duke vënë në dyshim guximin e tyre për ta marrë në pyetje në objektin e qeverisë.
“Ja unë nuk i frikësohem prokurorisë hiç, unë i kam ftu me ardhë, po ata po tuten me ardhë. Unë ju thash, unë guxoj mos me ardhë, ta shohim a guxoni ju me ardhë.” – kishte deklaruar në Istogu Channel.
Frikën që para shumë vitesh e kërkonte për kryeministrin ndaj drejtësisë, e ka zëvendësuar me përçmim ndaj sistemit prokurorial./Klankosova.tv













