Kryetari i Mitrovicës së Jugut, Faton Peci, ka reaguar pas talljeve të shumta që u bën me propozimin e tij që urës së re mbi lumin Ibër t`i vendoset emri Albin Kurti.
Duket se nga inati me këto tallje, ai ka vazhduar të insistojë në propozimin e tij.
Në një video të postuar në profilin e tij në “Facebook”, Peci ka krahasuar Kurtin me ish-presidentin Amerikane Bill Clinton.
Ai ka thënë se kosovarët kanë bërë mirë që ish-presidentit amerikan i kanë nderuar një shtatore.
“Përpjeka e fundit qenak për të transmetu si tallje propozimin tim që ura më e bukur mbi lumin Ibët të ketë emrin e Albin Kurti. Ne si shoqëri kemi bërë shumë mirë kur e kemi ndërtuar shtatoren e Bill Clintonit në Prishtinë në shenjë mirënjohje. Ka shoqëri të avancuar sikurse është shoqëria suedeze që shtatore e mirënjohje i ka bërë edhe Kosovare Asllanit për kontributin në futboll”, ka thënë Peci.
Ndër të tjera në këtë video, ai ka thënë se këto tallje përgjigjen do ta marrin më 28 dhjetor.
“Andaj gjithë këtyre që po bëjnë përpjekjet e fundit për të përqesh ose bullizu propozimin që ura më e bukur mbi lumin Ibër të ketë emrin e Albin Kurtit janë prej përpjekjeve të fundit para të dielës së 28 dhjetorit, kur qyetaret e Republikë kanë me i dhanë një fitroe prebishitare kryeministri tonë”, është shprehur Peci.













