Roma dhe jo vetëm, De Rossi flet hapur: Nuk e meritoja shkarkimin

Në një intervistë të gjatë për DAZN, trajneri aktual i Genoa, Daniele De Rossi, foli për të tashmen e tij, por edhe të kaluarën, sidomos shkarkimin nga Roma në shtator 2024, pas barazimit në “Marassi”:

“Më vjen keq për si shkuan gjërat, por në fund ata patën shpërthimin që e kisha parashikuar. Kisha një plan të qartë: vitin e parë ndërtohet, të dytin rritesh, të tretin lufton për titullin. Nuk ishim të çmendur të besonim te ky grup, që sipas meje është shumë i fortë”.

Ai shtoi se drejtuesit i besonin, por “gjërat u krisën dhe në me stafin tim nuk e meritonim atë që ndodhi”. De Rossi foli edhe për raportet me ish-drejtuesen Lina Souloukou, tani te Nottingham Forest: “Në Romë pata probleme me drejtuesit, asgjë dramatike, por gjithsesi probleme”. Për rikthimin te Roma: “Nuk besoj se ka pasur vërtet mundësi”.

Të hënën kthehet në “Olimpico” si kundërshtar: “Sfida me Romën do të jetë e veçantë…, një javë do të punoj për ta mposhtur”.

 

The post Roma dhe jo vetëm, De Rossi flet hapur: Nuk e meritoja shkarkimin appeared first on Telesport.