Juventusi nuk heq dorë nga Tonali, plani i Comollit sakrifikon Jonathan David

Hapi cilësor drejt vitit 2026 ka një emër të qartë në mendjen e Luciano Spalletti; Sandro Tonali. Trajneri bardhezi (të cilit i pëlqen edhe Davide Frattesi i Interit) e sheh ish-mesfushorin e Milanit si element kyç për ta çuar Juven drejt majës. Operacioni është i ndërlikuar dhe i kushtueshëm, ndaj administratori i deleguar Damien Comolli po kërkon ta zhbllokojë me një lëvizje; futjen e Jonathan David si kartë shkëmbimi.

Sulmuesi kanadez në Torino nuk i ka përmbushur pritshmëritë. David ka pasur vështirësi të përshtatet në skemat taktike, si me Tudor, ashtu edhe me Spalletti, nuk ka garantuar vazhdimësi golash si në Francë. Newcastle kërkon përforcime në sulm dhe profili i ish-lojtarit të Lille, me pagë rreth 6 milionë euro, pëlqehet nga “Magpies”.

Ideja e Comollit është të ulë vlerësimin e Tonalit, që anglezët e çmojnë 80–85 milionë euro. Largimi i David do të reduktonte pjesën “cash” dhe do të lironte hapësirë për pagën e Tonalit (rreth 7 milionë neto, plus bonuse).

The post Juventusi nuk heq dorë nga Tonali, plani i Comollit sakrifikon Jonathan David appeared first on Telesport.