Panettone dhe darka e Krishtlindjes nuk e kanë prekur “cyborgun”. Erling Haaland iu përgjigj thirrjes së Pep Guardiolës për të mos shtuar asnjë gram peshë gjatë festave në stilin e tij; ironik, i drejtpërdrejtë dhe social. Pas ultimatumit të trajnerit të Manchester City, sulmuesi norvegjez publikoi në Instagram një “provë bindëse”; foton e peshores.
Ekrani shënon 94.4 kg, pesha ideale për fizikun e tij, shoqëruar me mbishkrimin: “Gjithçka është në rregull”. Mesazhi u lexua si përgjigje e drejtpërdrejtë ndaj shqetësimeve të Guardiolës dhe u bë menjëherë “viral”. Mes reagimeve ishte edhe Gianluigi Donnarumma, që komentoi me “emoji” buzëqeshëse, duke vlerësuar humorin e Haaland.
Lëvizja nuk ishte rastësi. Para pushimit treditor, Guardiola kishte qenë i prerë: “Kalendari është i ngjeshur…, do të kontrolloj sa kilogramë kanë shtuar. Kush është mbi peshë, të shtunën mbetet në Manchester”. Alarm i shmangur; kundër Nottingham Forest, numri 9 do të jetë në fushë, gati t’i kthejë karbohidratet festive në gola.
The post Haaland sfidon peshoren (dhe Guardiolën). Fotoja pas Krishtlindjes bëhet “virale”: Gjithçka është në rregull! appeared first on Telesport.













