Kandidati i PDK-së për kryeministër, Bedri Hamza, është i ftuar në “Pressing” të T7. Ai ka thënë se rritja e çmimeve është shumë e madhe, teksa pagat s’janë rritur.
Kështu, ai ka thënë se edhe paratë më nuk e kanë vlerën e njëjtë.
“Çmimet kanë një rritje shumë të madhe, sidomos në 4-5 vitet e fundit, rritja çmimeve ka ndodhur 40-50%, ka produkte që janë rritur 100%. Energjia elektrike është një barrë për çdo individ, familje apo biznes”, ka thënë ai.
Ai ka thënë se gjuha ka qenë mjaft e ashpër në skenën politike, duke polarizuar shoqërinë.
Kështu, ka shtuar e duhet gjuha depolarizuese në mënyrë që të ketë efekt të mirë në shoqëri në depolarizim.
“Mendoj që është mirë që gjuha me qenë depolarizuese, sepse ashpërimi i gjuhës ka ndikuar në polarizimin e shoqërisë, dhe kjo ka ndikuar në mos stabilitet politik”.













