“Duartrokitje dhe brohoritje të fuqishme”, Behrami ngrit në këmbë banorët e Tavnikut me fjalimin e tij

Dega e PDK-së në Mitrovicë ka mbajtur një takim me banorët e lagjes së Tavnikut.

Kandidati i PDK-së për deputet, Artan Behrami, në fjalën e tij ka thënë se Tavniku është ngritur në këmbë për ta bërë Bedri Hamzën kryeministër.

“Ish-qeveria është munduar të na ndajë, është munduar të na përçajë, është munduar të na hasmojë, është munduar të na ndajë edhe në fe, edhe si shqiptarë, edhe në lagje, edhe në qytet. Përgjigjja për këtë qeveri dhe për Albin Kurtin është në këtë rresht: këtu është Drenica, këtu është Shala, këtu është Tavniku, e këtu është fitorja e PDK-së”, ka thënë Behrami, i cili nuk arriti ta përfundojë fjalën e tij për shkak të duartrokitjeve dhe brohoritjeve të mëdha.

Videoja e plotë:

https://www.facebook.com/share/r/17cficRLAp/