Kandidatja për deputete nga radhët e PDK-së, Blerta Deliu Kodra, ka thënë se për 5 vjet qeverisja e Albin Kurtit, nuk ka pasur asnë projekt konkret.
Ajo ka thënë se mirë që jepen shtesat, por shton se nuk duhet kjo të bëhet vetëm në prag të zgjedhjeve.
“Për 5 vite kemi pasur një qeverisje që nuk ka pasur asnjë projekt konkret për t’i shërbyer qytetarit, në rregull që janë dhënë shtesat, por ne nuk synojmë të blejmë simpatinë e qytetarëve para zgjedhjeve me shtesa”, ka thënë ajo.












