Jurgen Klopp është përmendur shumë kohët e fundit si një nga emrat e mundshëm për të marrë drejtimin e Real Madridit, në rast shkarkimi të Xabi Alonso. Trajneri bask është ende në “fije të perit” për shkak të rezultateve jo të mira dhe mbi të gjitha për shkak të marrëdhënies jo të mirë që ka me disa nga yjet e ekipit.
Megjithatë, edhe në rast shkarkimi të Alonso, Jurgen Klopp nuk do të jetë pasuesi i tij te Real Madrid. Kjo gjë është bërë e ditur nga vetë CEO i Red Bull, aty ku Jurgen Klopp mban postin e drejtorit të futbollit global.
“”Kontrata e tij nuk përfshin asnjë klauzolë lirimi dhe angazhimi i tij ndaj nesh është i pamohueshëm. Ai ndihet si në shtëpi me ne dhe tashmë ka mësuar shumë. Ne do të vazhdojmë bashkëpunimin me të për shumë vite të tjera”, tha CEO i Red Bull, Oliver Mintzlaff, në një intervistë të fundit për “BILD”.
The post Klopp trajneri i ri i Real Madridit? Red Bull iu “pret” krahët madrilenëve me një fjali të vetme appeared first on Telesport.












