Griezmann e mbyll në fund të sezonit, Simeone gjen zëvendësuesin dhe kushton 100 mln euro

Sipas të gjithë zërave, Antoine Griezmann do të largohet në fund të këtij seozni nga Atletico Madrid, edhe pse kontrata e tij me “Colchoneros” skadon në qershorin e vitit 2027.

Duke qenë se francezi është një lojtar vendimtar për madrilenët, lind nevoja për një zëvendësues të denjë në vendin e tij. Mediet spanjolle bëjnë me dije se Diego Simeone e ka gjetur zëvendësuesin ideal të Griezman: Mason Greenwood. Anglezi 24-vjeçar po shkëlqen më fanellën e Olimpique Marseille këtë sezon, ku ka shënuar 15 gola dhe ka dhënë 4 asiste në 22 ndeshje ntë gjitha kompeticionet.

Megjithatë, largimi i tij nga klubi francez nuk do të jetë aspak i lehtë. Marseille kërkon plot 100 milionë euro për të lënë të lirë Greenwood, shifër që mesa duket Atletico Madrid është i gatshëm ta paguajë.

The post Griezmann e mbyll në fund të sezonit, Simeone gjen zëvendësuesin dhe kushton 100 mln euro appeared first on Telesport.