Luca Zidane “harron” shpejt Francën dhe nuk e fsheh lumturinë pas debutimit me Algjerinë

Algjeria e nisi me këmbë të mbarë rrugëtimin në Kupën e Kombeve të Afrikës, duke mundur 3-0 Sudanin në ndeshjen e parë në grup. Në këtë takim ra në sy edhe debutimi i Luca Zidane me fanellën e Algjerisë.

Portieri 27-vjeçar, i cili ka luajtur thuajse për të gjitha moshat e Francës, por jo për ekipin e parë, vendosi më herët gjatë këtij viti të përfaqësonte Algjerinë dhe debutimi erdhi pikërisht në një ndeshje të rëndësishme në Kupën e Afrikës.

“Krenar që vesh këtë fanellë dhe që përjetoj paraqitjen time të parë në Kupën e Afrikës. Plot besim për atë që na pret”, tha Zidane në reagimin e tij të parë pas ndeshjes së parë me Algjerinë.

The post Luca Zidane “harron” shpejt Francën dhe nuk e fsheh lumturinë pas debutimit me Algjerinë appeared first on Telesport.