Frikë e madhe për Joan Garcia në derbin e Katalonjës, merren masa speciale për të mbrojtur portierin

Barcelona do ta nisë vitin 2026 më datë 3 janar në transfertën ndaj Espanyol, ndeshje e vlefshme për javën e 18-të në La Liga. Derbi i Katalonjës thuajse gjithmonë ka pasur tensione dhe trazira në fushë dhe jashtë saj, por këtë herë pritet që këto tensione të jenë më të shumta për shkak të Joan Garcia.

Portieri la Espanyolin gjatë verës së kaluar dhe u transferua te Barcelona për 25 milionë euro, duke zhgënjyer tej mase tifozët e ish-ekipit të tij, të cilët e konsiderojnë ende largimin te rivali kryesor i qytetit si akt tradhtie.

Për të shmangur çdo lloj incidenti ndaj Joan Garica, klubi i Espanyol po ëprgatitet për masa speciale për këtë takim, duke rritur numrin e punonjësve të sigurisë në shkallët e stadiumit e sidomos në sektorin gjatë dhe pas portës si dhe kontrolle më të rrepta para hyrjes në stadium, bëjnë të ditur mediet vendase.

The post Frikë e madhe për Joan Garcia në derbin e Katalonjës, merren masa speciale për të mbrojtur portierin appeared first on Telesport.