Tashmë është zyrtare dhe nga 1 janari i vitit 2026, braziliani Endrick do të mbajë veshur fanellën e Lyon deri në qershor të këtij sezoni. Duke mos pasur thuajse fare minuta te Real Madrid, sulmuesi i ri brazilian pranoi të huazohej në Francë, aty ku do të ketë mundësinë të jetë protagonist.
Sipas asaj që zbulon “AS”, pasi u zyrtarizua huazimi te Lyon, ylli brazilian u premtoi shokëve të tij te Real Madrid, se do të ketë sukses në FRancë dhe do të rikthehet në Madrid në verë më i fortë se kurrë.
Endrick do të mbajë fanellën me numrin 9 te Lyon, tifozët e klubit francez mezi po presin debutimin e tij me ekipin e tyre, duke ditur se bëhet fjalë për një lojtar i cili konsiderohet si një nga talentet e mëdha të futbollit botëror.
The post Premtimi që Endrick iu ka bërë shokëve te Real Madrid pasi u huazua te Lyon appeared first on Telesport.













