Katër anëtarë të një familjeje gjenden të vdekur në Lihtenshtajn, shkaku nuk dihet ende

Policia e Lihtenshtajnit njoftoi të mërkurën se ka zbuluar trupat e katër personave, dy burra dhe dy gra, të cilët besohet se i përkasin një familjeje nga ky princatë alpin.

Rreth orës 10:30 të mëngjesit, trupi i një burri 41-vjeçar u gjet në anën zvicerane të brigjeve të lumit Rajna, pranë kryeqytetit Vaduz. Shkaku i vdekjes së tij nuk dihet ende, thanë autoritetet zvicerane.

Hetimet e mëtejshme çuan policinë në një apartament në Vaduz, ku u zbuluan trupat e një burri 73-vjeçar dhe dy grave, respektivisht 68 dhe 45 vjeç.

Nga informacionet fillestare, 73-vjeçari dhe 68-vjeçarja janë prindërit e 41-vjeçarit, ndërsa 45-vjeçarja është motra e tij.

Departamenti i hetimeve kriminale po trajton rastin me një angazhim të madh të oficerëve. “Hetimi po zhvillohet në të gjitha drejtimet,” thuhet në deklaratën e policisë. “Publiku nuk është në rrezik.”/Reuters