Reshjet e borës, MMPHI: Operatorët janë të gatshëm për kriposjen dhe pastrimin e rrugëve në të gjithë territorin

Ministria e Infrastrukturës ka njoftuar se pas reshjeve të borës, operatorët e mirëmbajtjes së rrugëve janë aktivizuar dhe janë në gjendje të plotë gatishmërie për kriposjen dhe pastrimin e rrugëve në të gjithë territorin.

“Siç kemi theksuar edhe më herët, institucionet përgjegjëse janë të përgatitura që gjatë gjithë sezonit dimëror të sigurojnë kalueshmërinë e rrugëve dhe funksionimin normal të komunikacionit.”

MMPHI u bën thirrje qytetarëve për kujdes të shtuar në komunikacion.

“Megjithatë, u bëjmë thirrje qytetarëve për kujdes të shtuar gjatë qarkullimit, respektim të rregullave të trafikut dhe përshtatje të shpejtësisë me kushtet atmosferike.”