Familja Thaçi e mbështet Artan Behramin në garën për deputet

Kandidati i PDK-së për deputet në Kuvendin e Kosovës, Artan Behrami mbrëmjen e sotme ka qenë i shoqëruar nga vëllau i ish-presidentit Hashim Thaçi në tubimin e PDK-së në Skenderaj.

Familja e Hashim Thaçit në zgjedhjet e kaluara ka dalur publikisht në mbështetje të Artan Behramit. Mbështetja për të nga familja Thaçi nuk ka munguar as në këtë garë zgjedhore.

Fillimisht, në konventën e PDK-së, Artan Behrami ka qenë i shoqëruar me vëllain tjetër të ish-presidentit Hashim Thaçi, Idriz Thaçin.

Behrami në një video të publikuar në llogarinë e tij në facebook, ka thënë se është shumë mirënjohës për mbështetjen e fuqishme nga Drenica.

“Bashkë me Nazmiun, vëllain e Presidentit Hashim Thaçi, në tubimin madhështor në Drenicë. Jam shumë, shumë mirënjohës për mbështetjen në Skenderaj”, ka shkruar Behramin në llogarinë e tij në facebook.

Videoja e plotë:

https://www.facebook.com/share/v/1BqVKxVuii/