Real Madridi po e mbyll vitin 2025 me një siguri; ka golashënuesin më të mirë të mundshëm, Kylian Mbappé, i krahasueshëm vetëm me Erling Haaland dhe Harry Kane, por me dilemën e varësisë nga francezi. Me golin ndaj Sevilla, Mbappé barazoi rekordin e CR7 me 59 gola në një vit kalendarik (2013).
Diferenca me shokët është e madhe, Bellingham dhe Vinicius kanë nga 13 gola (40 më pak), Rodrygo 10, Güler 8; Endrick (i huazuar te Lyon), Gonzalo, Valverde dhe Brahim nga 5 gola. Duke llogaritur kombëtaren, Mbappé e mbylli si golashënuesi më i mirë i Europës me 66 gola (7 me “Les Bleus”) në 67 ndeshje; Kane ka 60/65, Haaland 57/54 (mesatarja më e mirë).
Në La Liga, Mbappé ka shënuar 18 nga 36 golat e ekipit të tij; në Champions 9 nga 13. Vetë francezi e mohon varësinë e Real Madridit nga golat e tij: “Mendoj se është një budallallëk ta mendosh këtë, puna ime është të shënoj gola”.
Golashënuesit e Real Madridit në vitin 2025:
Kylian Mbappé: 59 gola
Vinicius Jr: 13 gola
Jude Bellingham: 13 gola
Rodrygo Goes: 10 gola
Arda Güler: 8 gola
Endrick: 5 gola
Fede Valverde: 5 gola
Gonzalo García: 5 gola
Brahim Díaz: 5 gola
Luka Modrić: 4 gola
Eduardo Camavinga: 4 gola
Aurélien Tchouaméni: 2 gola
The post 2025, ose quajeni më mirë viti i varësisë totale të Real Madridit nga… Mbappe appeared first on Telesport.













