Fabregas tregon problemin e Xabi Alonso te Real Madridi: Të gjithë kanë kushtuar së paku 50 milionë…

Ëndrra e Xabi Alonsos në krye të Real Madridit po rezulton më e vështirë nga sa pritej. Grupi nuk po gjen ritmin, tifozët nuk po lidhen me ekipin dhe, po të mos ishte për një Mbappé shpërthyes para portës, basku do të kishte kaluar një Krishtlindje shumë ndryshe në “Concha Espina”.

Cesc Fàbregas, ish-shok kombëtareje dhe sot trajner, e vë theksin te problemi kryesor; dhoma e zhveshjes. “Të gjithë janë shumë të mirë. Të gjithë meritojnë të luajnë. Të gjithë mendojnë se duhet të luajnë. Të gjithë duhet të bëjnë diferencën. Të gjithë kanë kushtuar së paku 50 milionë euro. Të gjithë luajnë me kombëtaret e tyre, – shpjegon Fabregas, duke “gërmuar” në problematikat që po has trajneri i ri i Realit. – Ta menaxhosh këtë, me siguri, është gjëja më e vështirë nga të gjitha”.

Pepe Reina pajtohet me të: “Nuk është e lehtë, sidomos në një dhomë zhveshjeje si kjo”. Ndërsa Rafa Benítez mbyll: “Xabi Alonso ka kapacitetin ta menaxhojë patjetër dhomën e zhveshjes së Real Madridit”.

The post Fabregas tregon problemin e Xabi Alonso te Real Madridi: Të gjithë kanë kushtuar së paku 50 milionë… appeared first on Telesport.