Ky Mbappé i Real Madridit është i jashtëzakonshëm, por ende larg Messit në “prime”

Kylian Mbappé e përfundoi vitin 2025 me 59 gola, duke barazuar sezonin më të suksesshëm të Cristiano Ronaldos te Real Madridi. Diferenca? CR7 i arriti 59 golat në 50 ndeshje më 2013, ndërsa Mbappés iu deshën 58 ndeshje. Francezi shënoi 39 gola në La Liga, 14 në Champions, 4 në Kupën e Mbretit, 1 në Botërorin e Klubeve dhe 1 në Superkupën e Spanjës, plus 6 gola në 7 ndeshje me Francën.

Megjithatë, objektivi i vërtetë mbetet Cristiano, i cili shënoi 451 gola në 438 ndeshje, në 9 sezone me “Los Blancos”, duke fituar Champions dhe bërë golashënuesi më i madh në historinë e klubit. Mbappé, 27 vjeç, ka 73 gola në 83 ndeshje dhe po ngjitet drejt shifrave të Ronaldo Nazario (104) e Gareth Bale (106).

Por Messi është Messi. Në vitin 2012, Leo shënoi 79 gola në 60 ndeshje: 59 në La Liga, 13 në Champions, 5 në Kupën e Mbretit dhe 2 në Superkupë. Duke përfshirë ndeshjet me Argjentinën, arriti 91 gola në 69 ndeshje, duke tejkaluar rekordin e Gerard Müller, që kishte 85 gola në 60 ndeshje më 1972. Pra, megjithëse Mbappé po shkëlqen, Messi mbetet referenca e epokës “prime”.

 

The post Ky Mbappé i Real Madridit është i jashtëzakonshëm, por ende larg Messit në “prime” appeared first on Telesport.