Analisti politik Imer Mushkolaj ka komentuar ndarjen e 100 eurove për fëmijët dhe pensionistët, duke e cilësuar këtë vendim si kontradiktor me qëndrimet e mëhershme të Lëvizjes Vetëvendosje.
Në Debat Plus, Mushkolaj tha se gjatë kohës kur VV ishte në opozitë, kritikonte ashpër çdo formë e ndarjes së mjeteve financiare, duke i quajtur ato blerje votash dhe pagesa politike.
“Në kohën kur kanë qenë VV në opozitë s’ka bo me ndodhë këto, janë kanë shumë blerje votash, pagesa politike tash janë ndihmë për me i gëzu fëmijët dhe pensionistët. Ta dimë ku jemi a janë kanë atëherë mirë e tash keq apo edhe atëherë mirë edhe tash mirë se dyja nuk shkojnë”, ka deklaruar Mushkolaj.
Ai shtoi se kjo praktikë ishte paralajmëruar edhe më herët, përfshirë rastin e 100 eurove për studentët.













