Kosova rrezikon të përjetojë ‘Skenarin Bullgar’, Kurti shihet fajtori kryesor

Veç vitin 2025 në Kosovë u zhvilluan plot katër raunde zgjedhjesh. Dy për zgjedhjet lokale, 12 tetor dhe 9 nëntor dhe dy për zgjedhjet parlamentare 9 shkurt dhe ajo e cila do të mbahet më 28 dhjetor, duke arritur në një paqëndrueshmëri politike njësoj sikur se Bullgaria, me zgjedhje të përsëritshme, shkruan Gazeta Metro.

Edhe pas votimit të tretë në nëntor 2021, koalicioni i krijuar atëherë u rrëzua vetëm pas disa muajsh, në qershor 2022. Paqëndrueshmëria politike vazhdoi me zgjedhje të reja në 2022, 2023 dhe 2024.

Ish-diplomati kosovar, Blerim Canaj në një intervistë për Gazetën Metro ka konsideruar se duke u bazuar në mosgatishmërinë e Kryeministrit në ikje Albin Kurti për t’a ndarë pushtetin me askënd, Kosova rrezikon sërish të zvarritet deri tek zgjedhja e Presidenti, pasi kështu edhe e sheh qëllimin e vet VV’së.

Kësisoj sipas Canaj Kosova rrezikon të futet në një skenar të rrezikshëm siç ishte ai Bullgar, edhe pse ndryshojnë situatat.

“Duket që Vetëvendosje ka ende një forcë spekuluese të militantit të vet. Ka shumë gjasa se nëse është rezultati i  njëjtë, pasi deri tani kemi pa që Albin Kurti nuk është i gaqëm me nda pushtet, ka shumë gjasa me na dërgua edhe në një farë kolapsi në kuptimin që zgjedhjet po mbahen jo për zgjidhje por për të vazhduar bllokadën e deri më tanishme, deri në kohën e zgjedhjes së Presidentit. Ani pse janë dy situata të ndryshme Kosova mundet të shkojë në një skenar si Bullgaria.”, u shpreh Canaj për Metro, teksa konsidero se  ish-opozita duhet të ketë shumë guxim të pranojë ndonjë marrëveshje që mund t’i oftohet nga VV’ja, pasi sipas tij  nuk mund t’i besohet Kurtit pas situatës me LDK’në.

Edhe Albert Prenkaj i cili ka shërbyer si ambasador i Kosovës në Itali ka alarmuar për mundësinë që Vetëvendosje të dal me një skenar sikur se nga ai i kaluari.

Ai i tha Gazetës Metro se  vonesat dhe zvarritja mund të shkaktoj dëm me pasoja ekzistenciale dhe fajtor për këtë do mbetet Vetëvendosja.

“Shembulli i vitit që po e lëmë pas, çdo vëzhgues e bënë të dyshoj se kjo strukturë politike e cila nuk ka treguar pjekuri politike të konstituoj fillimisht kuvendin dhe të formoj qeverinë, bënë të dyshoj apo të paralajmëroj skenare të ngjashme. Barra kryesore bie mbi Lëvizjen Vetëvendosje e cila kishte fituar zgjedhjet e shkurtit të kaluar, e cila nuk tregoj lidership për të konsoliduar kuvendin dhe dështim dy herë për të formuar qeverinë. Kemi pasur edhe në të kaluarën vonesa në formim të qeverisë, prandaj kancelaritë e Quintit tregojnë interesim të shtuar për formim sa më të shpejtë të kuvendit dhe qeverisë. Kjo kërkesë që përsëritet ka për qëllim të kthej Kosovën në binare të proceseve integruese të tërë rajonit duke e marrë parasysh se në Evropë, por edhe në pjesë tjera të Globit po ndodhin ndryshime paradigmash drejt Rendit të Ri Botëror. Mos-konstituimi i Legjislaturës së radhës, mos formini i qeverisë së re në bazë të rezultatit të zgjedhjeve, apo kriza që mund të shkaktoj moszgjedhja e presidentit të ri, mund të shkaktoj dëm të radhës me pasoja ekzistenciale.”, u shpreh Prenkaj për Metro.

Kosova përballë një cikli të mundshëm zgjedhjesh të përsëritura që rrezikon të konsolidojë paqëndrueshmërinë politike dhe një vakum institucional që ndikon direkt në stabilitetin ekonomik. /gazetametro.net