Analisti politik Shenoll Muharremi është shprehur optimist për rezultatin e zgjedhjeve të 28 dhjetorit.
Ai ka bërë me dije se ndryshimi po duket i pashmangshëm dhe i pakthyeshëm.
Në profilin e tij në “Facebook”, Muharremi ka shkruar se Kosova kësaj radhe duket se ka reaguar.
“I ka thënë jo bullizimit dhe përçarjes shoqërore. Po shihet një reagim dhe një jo e madh kundër urrejtjes.. E në anën tjetër mbështetje e fortë për shpresë, bashkim dhe kohezion shoqëror. Po duket qartë që qytetarët i kanë ndier deri në palcë çmimet e larta dhe inflacionin, keqmenaxhimin ekonomik që ua ka shkatërruar fuqinë blerëse familjeve e ku 100 euro të vitit 2021 sot kanë vlerë vetëm rreth 60 euro kur shkojmë në market dhe blejmë ushqim. Sidomos krizat dhe çmimet astronomike të energjisë, që kanë shkaktuar tornado inflacioni dhe i kanë goditur (nën brez) bizneset vendore dhe ekonominë për vite me radhë, i kanë bërë kosovarët me mendu më shumë kësaj radhe”, ka shkruar ai.
Ai beson se shumica e kosovarëve do të votojnë për Bedri Hamzën më 28 dhjetori.
Sipas tij, ata duan stabilitet dhe normalitet.
“Era e ndryshimit po ndihet çdo ditë e çdo orë më shumë. E ndryshimi po duket i pashmangshëm dhe i pakthyeshëm. Sipas të gjitha gjasave, shumica e kosovarëve do të votojnë për Bedri Hamzën që me sjellë stabilitet dhe normalitet (jo më kriza) dhe PDK me i rregullu marrëdhëniet me SHBA dhe BE; për ekipin e mrekullueshëm të LDK-në që me pas kompetencë ekonomike, projekte të mëdha, dhe stabilitet institucional; si dhe për AAK-në për me siguri e avancu Kosovën drejt NATO-s sa më parë e mundshme. Duket që koha e normalitetit po vjen”, ka shkruar ai.













