Në fshatin Llapushnik të Drenasit, mëngjesin e sotëm është arrestuar një një 73-vjeçar nën dyshimet për asgjësim apo dëmtim të pasurisë dhe armëmbajtje pa leje.
Policia njofton se pjesë e aksionit policor ka qenë edhe kontrolli i shtëpisë së personit të dyshuar, ku janë gjetë dhe sekuestruar tri armë zjarri.
Personi i arresuar Z.Th (mashkull) 73 vjeç i cili dyshohet të ketë dëmtuar orendi në tri shtëpi, është duke u intervistuar , ndërkohë që hetuesit policorë në koordinim me Prokurorin e shtetit po vazhdojnë veprimet e nevojshme procedural.













