Chukwueze: Nuk m’u dha koha e duhur te Milani, ndoshta kthehem në Serie A

“Më mungon Milani, është shtëpia ime e dytë”, – thotë Samuel Chukwueze për “On Sport” nga grumbullimi i Nigerisë në Kupën e Afrikës. Anësori në pronësi të Milanit, aktualisht në huazim te Fulham, flet për lidhjen me kuqezinjtë: “Familja ime ka mbetur në Milano sepse është një qytet i bukur. Jam me fat që jam ende lojtar i Milanit, edhe pse në huazim”.

Pas dy vitesh në Itali, ai u transferua në Premier League për shkak të hapësirës së kufizuar: “Mendoj se në Itali nuk më është dhënë koha e nevojshme dhe nuk pata mundësitë që doja. Ndodh në futboll, duhet të vazhdoj të punoj. Ndoshta do të kthehem në Serie A. Tani jam i përqendruar te Fulham, këtu kam rifituar besimin”. Për dallimet Serie A-Premier League: “Për mua nuk ka shumë, çdo kampionat ka stilin e vet”.

Për garën e titullit: “Shumë faktorë të çojnë te Milani. Nëse vazhdojnë fort, mund ta fitojë titullin”. Për Modrić: “Fantastik, një nga më të mirët me të cilët kam luajtur; mishëron stilin e Milanit”. Dhe për Ibrahimović: “Të gjithë e respektojnë; kur flet, e dëgjon. Të rrit motivimin”.

 

 

The post Chukwueze: Nuk m’u dha koha e duhur te Milani, ndoshta kthehem në Serie A appeared first on Telesport.