Hamiti: Suksesin e pseudo-patriotëve të VV-së po e vuajnë qytetarët

Anëtari i Kryesisë së LDK-së, Muhamet Hamiti, ka thënë se qeverisja e VV-së e ka kandisur Kosovën në të gjitha fushat por megjithatë këtë sipas tij po përpqien ta paraqesin su sukses për vendim.

Sipas tij suksesein e pseudo-patriotëve të VV-së po e vuajnë vetëm qytetarët e Kosovës

“E kanë katandisur Kosovën në të gjitha fushat, por po përpiqen ta paraqesin si sukses për vendin. Suksesin e pseudo-patriotëve të VV-së po e vuajnë qytetarët e Kosovës tash e pesë vjet. Kosova duhet të dalë nga kurthi i Kurtit dhe pseudo-patriotët si ai”, ka shkruar Hamiti.

Tutje ai ka vlerësuar se të dielën, më 28 dhjetor, qytetarët mund ta ndryshojnë këtë duke mos e votuar VV-në.

“Të dielën, më 28 dhjetor, mund ta nxjerrim këtë klikë pushtetore në opozitë duke votuar për partitë shqiptare që e kanë bërë dhe e duan shtetin e Kosovës!”, ka shkruar Hamiti”, ka shkruar ai ndër të tjera.