Marcus Rashford i ka bërë të qarta ambiciet e tij te Barcelona: “Do të doja të vazhdoja këtu. Misioni im i vetëm është të fitoj. Barcelona është një klub i klasit botëror, i ndërtuar për të fituar trofe”.
Sulmuesi anglez foli edhe për presionin që ndjen: “Këtu ka presion, nuk është negativ, por ai që dua unë si lojtar. Nuk dua të jem në një vend ku nuk kërkohen objektiva të rëndësishëm. Për mua është më e vështirë të motivohem në një klub ku kërkesa nuk është maksimale.
Jam në vendin dhe mjedisin perfekt për të vazhduar rrugëtimin tim si lojtar, kështu që përpiqem të jap më të mirën çdo ditë dhe ta ndihmoj ekipin të fitojë. Nuk kam pse ta fsheh, dëshira ime është të qëndroj te Barça. Gjithsesi, do të shohim se çfarë do të ndodhë verën e ardhshme”.
The post Rashford për të ardhmen: Nuk kam pse ta fsheh, dëshira ime është të qëndroj te Barça appeared first on Telesport.













