Pyetja nëse Lionel Messi do ta përfundojë karrierën te Barcelona mbetet pa përgjigje, edhe pse argjentinasi ka rinovuar së fundi kontratën me Inter Miami deri më 31 dhjetor 2028. Vizita e tij e fundit në Katalonjë, e bërë në mënyrë të fshehtë, dhe deklaratat për nostalgjinë ndaj ish-klubit, shtojnë spekulimet se rrugët e tij mund të priten një ditë sërish me Barçën.
Edhe në skuadrën e Hansi Flick, disa lojtarë do të gëzoheshin të luanin përsëri me Messin. Pedri, në një intervistë për “Esquire”, tha: “Të luaj me Messin përsëri? Sigurisht që do të doja, pa dyshim. Ai është lojtari më i mirë në histori dhe më ka ndihmuar shumë gjatë sezonit që luajtëm së bashku”.
The post Pedri “fton” Leo Messin: Sigurisht që do të doja të luaja përsëri me të appeared first on Telesport.













